Pamjet brenda stanit ku i riu vrau të atin dhe e hodhi në pus, detaje nga krimi

6 Shtator 2024 | 12:11

Trupi i pajetë i Enver Ballës ka qëndruar për rreth 3 javë në një pus në stanin jo larg banesës së tij në Shënavlash pasi u ekzekutua nga i biri me armë zjarri.

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi ishte në fshatin Shënavlash ku solli pamje të vendit ku dyshohet se u vra dhe më pas u fsheh trupi i pajetë i 62-vjeçarit.

Konflikti mes babë e bir mësohet se ka ndodhur në stan, ku pasi e ka vrarë, Esmerald Balla në bashkëpunim me Edison Brahaj, mik i tij e ka transportuar trupin e të atit rreth 1 km larg me anë të një automjeti për ta hedhur në pus.

Dy ditë pas ngjarjes ai ka shuar në polici ku ka raportuar humbjen e babait. Dy ditë më vonë, në adresë të djalit tjetër që jeton në Itali ka ardhur një mesazh ku një shtetase përmes rrjeteve sociale i shkruar se babai është larguar për pushime dhe mos u shqetësoni.

Vetë Esmerald Balla, pasi ka kryer veprimin ekstrem, i është drejtuar spitalit të Durrësit ku ka kërkuar shërbim mjekësor pasi gjendej në një gjendje ankthi dhe të rënduar psikologjike.

Në dëshminë e dhënë në polici ai pretendon se nuk e ka qëlluar ai babanë, por ka qenë nga pakujdesia pasi ky i fundit ka tentuar ta vrasë për shkak të kasafortës me kursimet e familjes prej 75 mln lekësh, ku mungonin një sasi parash.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026