E rëndë në Durrës! Djali vret babanë dhe e hedh në pus, e raporton të zhdukur

4 Shtator 2024 | 16:16

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shënvlash të Durrësit, ku djali raportohet se ka vrarë babanë dhe më pas e ka hedhur në pus me qëllim zhdukjen e kufomës.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur që në fillim të muajit gusht, ndërkohë që djali me datën 13 gusht e ka denoncuar në polici humbjen e babait 62 vjeçar, për të vijuar me planin për fshehjen e krimit.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se viktima është identifikuar si shtetasi Enver Balla, ndërkohë që autori është djali i tij Esmerald Balla.

Pas denoncimit në polici nga i biri për zhdukjen e babait, hetimet e policisë kanë bërë të mundur zbulimin e ngjarjes së rëndë dhe gjetjen e trupit të viktimës.

Bëhet me dije se i biri vrasjen e ka kryer me armë zjarri në afërsi të stanit dhe më pas e ka ngarkuar trupin e pajetë ne furgonin e tij, ku e ka transportuar tek një stan 1 km larg dhe e ka hedhur në pus.

Nga informacionet paraprake dyshohet se vrasja është kryer për një shumë parash prej 75 milionë lekë.

Burime bëjnë me dije se i ati ka patur një kasafortë në brendësi të së cilës kishte 75 milionë lek të vjetra. Kasafortën e mbante tek dhoma e të birit ndërsa çelsin e saj e mbante me vete. I biri kishte hapur me gur fresibël dy dalje nga pas ku për njëë kohë të gjatë merrte para. Në momentin që babai ka dashur të marrë rreth 20 mijë euro për t’i investuar tek një shtëpi që po ndërtonin, ka konstatuar që mungonin lekët. Aty kanë debatuar dhe ka nisur të konfliktohen. Të nesërmen rreth orës 8:30-9:00 e mëngjesit të 13 gushtit kanë dalë bashkë dhe tek stani i tyre djali e ka qëlluar me pistoletë.

Vlen të theksohet se krimi është i ngjashëm me vrasjen e ndodhur në të nëjtin fshat në muajin shkurt, ku tre fëmijët e familjes Meta, organizuan vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së kryefamiljarit Pëllumb Meta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026