Vrau babanë dhe e hodhi në pus, arrestohet miku i 30-vjeçarit: Zbardhet roli në krim

5 Shtator 2024 | 10:11

Esmeraldo Balla, personi i i cili vrau të atin në Shënvlash të Durrësit dhe i zhduku kufomën duke e hedhur në pus, nuk ka vepruar i vetëm. Policia e Durrësit ka arrestuar këtë të enjte dhe bashkëpunëtorin në krim, i cili është miku i tij Edison Brahaj.

25-vjeçari Brahaj, i cili kishte lidhje shoqërore me autorin, dyshohet se ka bashkëpunuar me të në transportimin me automjet të trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes deri te vendi ku u gjet nga policia.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një shumë parash prej 145 000 lekësh.

25-vjeçari u arrestua për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur që në fillim të muajit gusht, ndërkohë që djali me datën 13 gusht e ka denoncuar në polici humbjen e babait 62 vjeçar, për të vijuar me planin për fshehjen e krimit.

Ai ka deklaruar përpara autoriteteve se dyshonte se babai ishte larguar nga banesa me një grua, për ta forcuar më shumë alibinë e tij.

Bëhet me dije se i biri vrasjen e ka kryer me armë zjarri në afërsi të stanit dhe më pas e ka ngarkuar trupin e pajetë ne furgonin e tij, ku e ka transportuar tek një stan 1 km larg dhe e ka hedhur në pus.

Nga informacionet paraprake dyshohet se vrasja është kryer për një shumë parash prej 75 milionë lekë.

Burime bëjnë me dije se i ati ka patur një kasafortë në brendësi të së cilës kishte 75 milionë lek të vjetra. Kasafortën e mbante tek dhoma e të birit ndërsa çelsin e saj e mbante me vete. I biri kishte hapur me gur fresibël dy dalje nga pas ku për njëë kohë të gjatë merrte para. Në momentin që babai ka dashur të marrë rreth 20 mijë euro për t’i investuar tek një shtëpi që po ndërtonin, ka konstatuar që mungonin lekët. Aty kanë debatuar dhe ka nisur të konfliktohen. Të nesërmen rreth orës 8:30-9:00 e mëngjesit të 13 gushtit kanë dalë bashkë dhe tek stani i tyre djali e ka qëlluar me pistoletë.

Vlen të theksohet se krimi është i ngjashëm me vrasjen e ndodhur në të nëjtin fshat në muajin shkurt, ku tre fëmijët e familjes Meta, organizuan vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së kryefamiljarit Pëllumb Meta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026