“Iku me një grua” si tentoi djali të fshinte vrasjen e babait: Më nisi mesazh…

4 Shtator 2024 | 17:43

Esmerald Balla 30-vjeçari që vrau babain dhe e hodhi në pus, është arrestuar. Policia ka njoftuar se ka arritur të sekuestroj edhe armën e krimit të ndodhur në Shënavlash të Durrësit më 13 gusht, pra tre javë më parë.

Policia ka zbardhur gjithë dinamikën e ngjarjes e cila ka çuar në zbardhjen e krimit brenda familjes të ndodhur tre javë më parë.

Djali kur ka bërë denoncimin për zhdukjen e të atit ka deklaruar se një e panjohur i ka dërguar në instagram një mesazh ku thuhej të mos e kërkonin më Enver Ballën pasi ishte larguar me pushime.

Kjo ka ngritur dyshimet e policisë se kemi të bëjmë me një krim në familje.

Si rezultat i veprimeve të policisë u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi i djalit të i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi. Ai ka deklaruar se krimi ka ndodhur pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh 7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare. Këto para i riu i kishte vjedhur nga kasaforta.

Njoftimi i policisë:

Pas një pune intensive hetimore të bërë nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, Sektori për Hetimin e Krimit Kibernetik në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim  me Drejtorinë për Hetimin e Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit  dhe me  Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të vrasjes së shtetasit E. B., 62 vjeç.

Shtetasi E. B., 30 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, Durrës, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej  mëngjesit të datës 13.08.2024, babai i tij, shtetasi E. B., 62 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, ishte larguar nga banesa, me një shtetase të panjohur për të, dhe pas këtij momenti, 30-vjeçari kishte shkëputur kontaktet me babanë dhe nuk kishte mundur të lidhej më me të.

Gjithashtu, ky shtetas ka deklaruar se dyshonte se kjo shtetase mund ta kishte vrarë babanë e tij dhe se 62-vjeçari nuk kishte arsye që të largohej nga banesa.

Djali tjetër i shtetasit E. B., shtetasi A. B., pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa, është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar në Polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.

Strukturat hetimore të DVP Durrës, duke qenë para këtyre fakteve, kanë intensifikuar  hetimet dhe kërkimet, pasi lindën dyshime se kishim të bënim me një krim brenda familjes.

Si rezultat i veprimeve intensive u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi i djalit të shtetasit E. B., konkretisht shtetasi E. B., 30 vjeç, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari.

30-vjeçari, më datë 13.08.2024, në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, pasi është kofliktuar fizikisht  me babanë e tij, e ka vrarë  atë, me armë zjarri tip pistoletë.

Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka trasportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së Call Centerave, arrestohet në Dhërmi Granit Pepnika

Sipas burimeve nga Policia e qarkut Vlorë sapo është arrestuar në Dhërmi Granit Pepnika. Pepnika ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së...
15:06 | 03/07/2026

Zbulohet një call center në Shkodër, arrestohen 4 persona. Procedohen 61 punonjës

Një call center është zbuluar nga policia në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës, ku kryhej mashtrim kompjuterik. Lidhur me këtë operacion janë arrestuar 4 persona....
14:03 | 03/07/2026

Shkodër, arrestohet 16-vjeçari për grabitjen me armë të turistëve gjermanë, 1 në kërkim

Policia e Shkodrës ka zbardhur rrethanat e një vjedhjeje me armë zjarri ndaj dy shtetasve gjermanë, bashkëshortë, ngjarje e ndodhur rreth tre javë më parë...
13:58 | 03/07/2026