Ndalen kampionët e Europës, San Marino fiton ndeshjen e parë në 20 vite

6 Shtator 2024 | 09:04

Rikthimi pas kampionatit evropian nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme për kampionët e kontinentit të vjetër të cilët barazuan me Serbinë pa gola, në duelin e zhvilluar në Beograd. La furia Roha pa shumë ndryshime në formacion nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0, në ndeshjen e vlefshme për grupin 4, aty ku Danimarka fitoi pastër ndaj Zvicrës. Dorgu e Hojbjerg ishin heronjtë e nordikëve, ndërsa në anën tjetër kapiteni Xhaka u ndëshkua me kartonin e kuq.

Më herët Elvedi e më pas Xhaka i cili mori dy kartonë të verdhë, duke e tradhtuar nervat. Në sfidat e tjera të zhvilluara në grupin 1, Portugalia fitoi ndaj Kroacisë 2-1 me golat nga Dalot e Ronaldo, me mbrojtësin anësor që më pas shënoi autogol. Polonia mori një 3 pikësh jo të lehtë ndaj Skocisë edhe pse e pa veten në avantazh të dy golave me autorë Szymanski e Lewandowski që në fraksionin e parë. Gilmour e McTominay rikthyen ekuilibrat, e kur ndeshja u duk se nuk do të kishte fitues, ishte Zaleëski në limite që dërgoi rezultatin në 2-3.

Pas 20 vitesh ka ardhur dhe fitorja e parë për San Marinon, që mposhti në shtëpi Lihtenshtejnin. Një gol i Sensolit në pjesën e dytë mjaftoi që të vinin 3 pikët dhe për herë të parë e shohin veten në vendin e parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i ka dërguar një mesazh paralajmërues Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, duke deklaruar se Teherani do...
22:16 | 22/07/2026

Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
22:01 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026