Të shtëna me armë në Shkodër, policia jep detaje: U qëllua një automjet në lëvizje

7 Shtator 2024 | 12:42

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të shtunë në Shkodër në lagjen “Partizani”. Lajmin e ka bërë të ditur për Euronews Albania korrespondenti Teodor Gjerga.

Sipas informacioneve të siguruara nga policia dyshohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti, Land Roveri në pronësi të Sokol Kajoshit. Ndërkohë për fat të mirë bëhet me dije se nuk ka njerëz të lënduar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihet se kush kanë qenë autorët.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K.

Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026