Promovimi i Linit 8100-vjeçar në Pogradec, hidhet ideja e ngritjes së një muzeu
Kryetari i Bashkisë së Pogradecit është takuar me një pjesë të ekipit të arkeologëve shqiptarë dhe zviceranë të cilët janë duke punuar në vendbanimin palafit mbi 8000-vjeçar në Buqezë të Linit. Kjo zonë është me rëndësi të madhe arkeologjike dhe ka një interes të lartë nga vendasit dhe të huajt për tu vizituar. Po ashtu është menduar që në këtë zonë të krijohet edhe një muze.
Ndërsa për drejtuesit e ekspeditës arkeologjike, ky është hapi i duhur që duhet të jetë i radhës, por që sigurisht kërkon kohë dhe investim.
“Për çështjen e muzeut nevojitet një kohë shumë e gjatë për projektimin dhe ndarjen e shtojcave për realizimin e muzeut, në disa raste mund të vonojë për një minimum deri në 10 vjet. Por ajo çka duhet të mendojmë është që ti ndajmë gjërat me një projekt të vogël, një të mesëm dhe një të madh. Si shembull po ju marr një rast në Zvicër, në një rast festimesh ata krijuan një muze me një pirodë me mjet lundrimi, i cili është 24h i hapur dhe i aksesueshëm dhe që vizitorët mund ta shikojnë zonën”,-tha arkeologu Albert Hafner .
“Mendoj që mund të jetë diçka që mund të fillojë me një pikë informacioni për turistët për tu zhvilluar pastaj si ambiente ku do të depozitohen materialet e kërkimeve, punë e cila do të vazhdojë edhe për shumë vite”,- u shpreh profesor Ilirjan Gjipali.
“Do të ketë një njohje të plotë të gjithë punës tonë dhe zbulimit që është bërë atje me foto, video dhe postera, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe realizojmë gjithçka”,-tha Adrian Anastasi, arkeologët.
Vendbanimi Palafit në Buqezë të Linit sipas arkeologëve është vendi ku ka lindur bujqësia dhe bujqërit e parë të cilët më pas u përhapën në të gjithë Europën. Sot për sot ai rezulton si venbanimi më i vjetër i Europës, plot 8100 vjet më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)