Motori përplaset me automjetin në Pogradec-Qafë Thanë, plagoset turisti gjerman

30 Gusht 2024 | 18:56

Një aksident rrugor u shënua në aksin Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Udënisht. Një motor që drejtohej nga dy turistë gjermanë ka goditur në pjesën e pasme një mjet me targa shqiptare.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, turist gjerman i cili është transportuar drejt spitalit të Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërriti policia dhe grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave. Ky nuk është aksidenti i parë me turistë pasi 2 javë më parë dy turistë anglezë mbetën të plagosur në një aksident po në këtë aks rrugor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Policia vijon shoqërimet e protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Parlamentit (VIDEO)

Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë,...
15:15 | 23/07/2026