Rritet numri i aksidenteve në korrik, shkak sjellja e drejtuesve të mjeteve

29 Gusht 2024 | 17:13

Muaji korrik ka pasur numrin më të lartë të aksidenteve në raport me një vit më parë, ku në total u regjistruan 146 raste me një rritje 16.8 %.

Të dhënat e INSTAT thonë se këto të dhëna paraprake dhe ende në përditësim, tregojnë se pavarësisht numrit më të lartë të aksidenteve, fataliteti i tyre ka qenë më i ulët.

“Në muajin korrik 2024 numërohen 146 aksidente rrugore, nga të cilët 191 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). Gjatë këtij shtatë mujori të 2024 vdekshmëria në aksidente rrugore është 9,2 për 100 aksidente, nga 16,8 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë”, thuhet në publikim.

Shkaktarët e aksidenteve kryesisht vijnë nga sjellja e drejtuesve të mjeteve në timon dhe në një numër më të ulët sjellja e këmbësorëve. Në 91,1% të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 23,3% të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin korrik 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së mërkurë me 19,2%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së enjte, me 8,9%.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00-12:00, duke zënë 19,2 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026