Aksidenti me vdekje i të moshuarës në Bulqizë, procedohet i biri dhe 2 infermierë

30 Gusht 2024 | 12:57

Policia e Bulqizës ka proceduar penalisht dy persona në lidhje me aksidentin me vdekje të ndodhur mbrëmjen e të mërkurës, 28 gusht, në fshatin Ostren i madh të qytetit të Bulqizës, ku viktimë mbeti një e moshuar.

83 vjeçarja u godit nga një motomjet teksa ishte duke kaluar rrugën për të shkuar në banesën e djalit të saj.

Në lidhje me ngjarjen u arrestua fillimisht drejtuesi i motorit, një 16-vjeçar i cili u largua nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë që këtë të premte policia bën me dije se ka proceduar penalisht të birin e viktimës dhe një infermiere pranë Qendrës Shëndetësore të njësisë Administrative Ostren.

Shtetasi P. M., 56 vjeç, i biri i viktimës Sedike Muça dyshohet se ka kryer veprën penale  “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi ka patur dijeni se nëna e tij është aksidentuar dhe nuk e ka kallzuar.

Ndërkohë që infermierët I.K., 56 vjeç dhe H.K., 62 vjeçe, dyshohet se kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk kanë raportuar për dëmtimet e konstatuara në trupin e 82-vjeçares.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026