Strukturat e reja në PS| Rama nuk humbet kohë, mbledh sot Kryesinë e re
Asambleja e Partisë Socialiste e mbledhur në Durrës ditën e diel zgjodhi Kryesinë e re.
Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë dhe ka vendosur që këtë të hënë të mbledhë Kryesinë e re të socialistëve.
Fokusi i takimit pritet të jenë përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2025.
Bëhet me dije se mbledhja është parashikuar të zhvillohet pasditen e sotme në orën 18:30.
Emrat e shpallur fitues për Kryesinë në radhët e grave socialiste janë:
- Lindita Nikolla mori më shume vota nga gratë, 287 vota.
- Albana Koçiu, 283 vota
- Klodiana Spahiu, 279 vota
- Anila Denaj, 278 vota
- Etilda Gjonaj, 219 vota
Dy kandidatet që nuk u zgjodhën janë Klotilda Bushka, që mori 216 vota dhe Delina Ibrahimaj që mori148 vota.
Emrat e shpallur fitues për Kryesinë në radhët e burrave socialistë janë:
- Erion Braçe mori më shumë vota nga burrat me 295 vota.
- Arben Pëllumbi 294 vota
- Toni Gogu 250 vota
- Eduard Shalsi 241 vota
- Igli Hasani 228 vota
Dy kandidatët që nuk u zgjodhën janë Pirro Vëngu që mori 210 vota dhe Vangjel Tavo që mori 174 vota.
Përveç anëtarëve të zgjedhur nga Asambleja, në Kryesinë e socialistëve janë dhe drejtuesit politik të qarqeve dhe sekretariati ekzekutiv.
Drejtuesit politik në qarqe:
- Erion Veliaj
- Elisa Spiropali
- Ogerta Manastirliu
- Emiriana Sako
- Ulsi Manja
- Benet Beci
- Pandeli Majko
- Blendi Gonxhja
- Arbjan Mazniku
- Niko Peleshi
- Belinda Balluku
- Bledi Çuçi
- Mirela Kumbaro
- Taulant Balla
- Ervin Demo
Sekretariati ekzekutiv:
- Blendi Klosi
- Damian Gjiknuri
- Evis Kushi
- Milva Ekonomi
- Zerina Bruçi
- Romina Kuko
- Roi Bashaj
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet