Publikimi i të dhënave për votuesit në Tiranë, Andi Bushati: Prisja që Prokuroria të vinte të më merrte këtu në studio

12 Prill 2021 | 20:29

Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu gjatë emisionit “Shock” kanë debatuar mbi publikimin e disa të dhënave personale për votuesit e Qarkut të Tiranës.

Analisti Bushati e cilësoi këtë si një ngjarje të rëndë dhe tha se priste që Prokuroria ta merrte në pyetje.

Nga ana tjetër, Baton Haxhiu shtoi se nëse kjo vërtetohet atëherë kemi të bëjmë me çështje të shkeljes të të drejtave të njeriut.

Debati në studio:

Bushati: Unë prisja që Prokuroria të vinte të më merrte këtu në studio o Baton, ku i ke gjetur t’i këto të dhëna… këtë prisja. Po ata thonë partia jonë. Ata të SPAK ishin të gjithë votues PS.

Haxhiu: Problemi është nëse prokuroria e konstaton që këto janë lista të vërteta, është problematike. Por nëse këto gjëra janë të vjetruara. Shkelja e të drejtave të njeriut është diçka tjetër.

Bushati: Kush i shkel. E keni dëgjuar Edi Ramën që thotë besojani të dhënat e-Albania, dorëzojani të dhënat shtetit.

Haxhiu: Mos ia vesh edhe këtë Edi Ramës, Bushat se nuk ka kuptim.

Bushati: Por, po të mos ishte Edi Rama sot që ka ata të SPAK-ut për vete do të ishin 20 veta në burg.

Haxhiu: Nëse këto të dhëna janë të vjetëruara si në rastin e Fatos Lubonjës, atëherë këtu ka një problem ose këto të dhëna janë ripërtërirë dhe kanë rënë në duar të gabuara.

Bushati: Kjo është çështje që nuk mund të mbyllet pa të arrestuar. Për sa kohë do të mbyllet pa të arrestuar, do të thotë se kupola i drejton të tjerët.

Debati mbi disponimin e të dhënave personale për votuesit e Tiranës erdhi gjatë diskutimeve për fushatën elektorale 13 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Z. Bushati u shpreh se Lulzim Basha po bën fushatë pozitive ndërsa Edi Rama është në sulm gjatë gjithë kohës dhe po bën fushatë negative për kundërshtarin.

“Midis një gjumashi dhe një banditi unë zgjedhje lehtësisht një gjumash. Kritika më e madhe është që nuk bëri asgjë për Tiranën. Shikoni sot Tiranën, punë quhen gjithë këto gradaçela, punë janë pastrimi i parasë së Ndraghetas?”, u shpreh analisti.

Andi Bushati komentoi si dy ngjarje të rënda publikimin e të dhënave për votuesit në Tiranë si dhe për ndalimin e kontrollorëve në Rinas.

“Nëse kjo quhet punë, që Erion Veliaj ka instaluar zyra të përgjimit kolektiv në Bashkinë e Tiranës nëse e quan punë dakord, njerëzit ta besojnë dhe le të votojnë këta punëtorët”, tha ai.

Për Baton Haxhiun ka një diferencë mes fushatës së Ramës dhe Bashës. Kryeministri tha ai e ka fokusin tek e kaluara ndërsa Basha tha ai është shkëputur nga “PD e vjetër”.

“Për herë të parë PD është shkëputur realisht dhe brutalisht nga e kaluara dhe ka filluar me fushatën që me shije, siç më parë i ka bërë PS me Edi Ramën”, tha z. Haxhiu duke shtuar se megjithatë Rama ka përparësi për shkak të përvojës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022