Haxhiu: Kurti po ndërhyn “brutalisht” në zgjedhjet në Shqipëri, për Bushatin ai vë parimet mbi gjeografinë
Në emisionin “Shock” u ngrit pyetja nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por ndërhyn në zgjedhjet në Shqipëri.
Analisti Baton Haxhiu tha se Albin Kurti po ndërhyn në zgjedhjet në Shqipëri pasi nuk i mjafton Kosova, pasi ai do historinë më shumë se Kosovën.
“Se ky njeri do të vinte në Shqipëri dhe do të harronte Kosovën me gjithë problemet që ka, e kam thënë tash dy vjet”, u shpreh z. Haxhiu, duke shtuar se ndërhyrja e Albin Kurtit është ajo e njeriut të gabuar në zgjedhjet në Shqipëri.
“Albini ka gabuar momentin, rrugën, gjuhën dhe ka vendosur të fusë krejt shtetin dhe ministrat në fushatën në Shqipëri. Ky a është Kryeministër apo kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, apo kush?”, shtoi z. Haxhiu.
Analisti Andi Bushati, nuk e konsideron te gabuar ndërhyrjen e Albin Kurtit, pasi e sheh si njeri që vendos parimet mbi gjeografinë.
“Albin Kurti nëse ka diçka që është shquar në politikë, ka qenë beteja me regjimet, serb dhe shqiptar më pas. Kjo është beteja e tij e tretë me një regjim që është instaluar në Tiranë”, shtoi z. Bushati.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta