Vrasja dhe zhdukja e Jan Prengës, GJKKO çon për gjykim çështjen e Altin Hajrit
Gjykata e Posaçme ka vendosur kalimin për gjykim të çështjes në ngarkim të Altin Hajrit anëtar i grupit kriminal që vepronte ne Shijak.
Hajri akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020. Hajri do gjykohet ne mungesë pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij.
Më herët gjykata ka dënuar Festim Bexhdilin me burgim të përjtshëm, ndërkohë ka nisur gjykimi për Dritan Rexhepin dhe të pandehurit e tjerë, proces i cili është drejt fazës së fundit.
Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz për shkak se i vëllai i tij dyshohet se kishte vjedhur një sasi droge ne portin e Portsmuth në angli.
Për shkak të dhunës se ushtruar në automjetim tip Range Rover ai humbi jetën rrugës për në një resort ne Shijak,aty ku nga pamjet filmike duket i pajetë. Trupi i Prengës nuk është gjetur as sot e kësaj dite.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut