Aksident në aksin rrugor Korçë-Qafë e Qarrit, plagosen dy persona
Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Korçë – Ersekë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Dvoran shumë pranë një pike karburanti.
Sipas policisë, mësohet se mjeti tip “Benz” ka qenë duke ardhur nga Erseka në drejtim të Korçës ndërkohë që mjeti tjetër ka qenë duke lëvizur anasjelltas kur krejt papritur drejtuesi i mjetit “Land Rover” ka kaluar nga krahu i djathtë në krahun tjetër me qëllim futjen në karburant, devijim ky që ka sjellë përplasjen kokë më kokë të dy mjeteve
Nga goditja ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit “Land Rover” si dhe pasagjeri we ishte në mjetin tip “Benz”
Të dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën ndërkohe që policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti
Rruga nacionale Korçë – Qafë e Qarrit është bërë shpesh burim aksidentesh për shkak të mos respektimit të rregullave të qarkullimit nga ana e drejtuesve të mjeteve dhe shpejtësisë tej normave të lejuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West