U përfshi në aksidentin e rëndë te Parku Zoologjik, ndërron jetë 33-vjeçari

10 Shtator 2024 | 13:21

Ka ndërruar jetë në spital 33-vjeçari i cili u përfshi në një aksident në kryeqytet më datë 5 shtator.

I riu u përplas me trafikndarësen pasi doli nga rruga në aksidentin e ndodhur në afërsi të nënkalimit të Parkut Zoologjik.

Pasi u plagosu rëndë, 33-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra.

Ai ndërroi jetë ditën e hënë, 4 ditë pas aksidentit të rëndë.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 05.09.2024, për një aksident të ndodhur në afërsi të nënkalimit të Parkut Zoologjik të Tiranës, ku shtetasi E. R., 33 vjeç, është përplasur me trafikndarësen, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, ky shtetas ka ndërruar jetë në spital, ditën e djeshme”, njofton policia e Tiranës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026