Ministri Hasani bisedë telefonike me homologun ukrainas, zbardhen diskutimet
Ministri i Shqipërisë për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun Ukrainas, ministrin e ri të Jashtëm të sapozgjedhur, Andrii Sybiha.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hasani përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, ku shkruan se gjatë bisedës i ka shprehur urimet dhe mbështetjen ministrit të ri ukrainas për detyrën e tij.
Ai shkruan gjithashtu se i ka rikonfirmuar angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.
“Zhvillova sot një bisedë telefonike me homologun tim ukrainas, Andrii Sybiha. I shpreha urimet më të përzemërta dhe mbështetjen time të plotë, në detyrën e tij të re gjatë këtyre kohërave sfiduese.
Rikonfirmova angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, ka shkruar Ministri Igli Hasani në platformën X.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje