Gjeorgjianët vlerësojnë kuqezinjtë, Kvaraskhelia: Keni një skuadër të mirë
1 gol i ka mjaftuar Gjeorgjisë që të marrë fitore ndaj Shqipërisë ne duelin e luajtur në Air Albania. Një përballje tejet e balancuar sidomos në fraksionin e parë, ndërsa lodhja bëri që në pjesën e dytë kuqezinjtë të lëshojnë terren, duke i ofruar disa mundësi shënimi kundërshtarit.
Goli i vetëm i përballjes do të vinte në minutën e 71’, ku Kochorashvili ndali topin në rrjetë, duke përfituar nga një pakujdesi edhe e portierit Strakosha.
Në përfundim futbollistët kuqezi refuzuan të flasin përpara mediave.
Ndërkohë, në një intervistë për gazetarin e Euronews Albania, Enriko Gabaj 2 lojtarët e Gjeorgjisë, kapiteni Kashia dhe futbollisti Kvicha Kavaraskhelia treguan përshtypjet e tyre nga përballja me kuqezinjtë e Silvinjos
“Pjesa e parë ishte më tepër le të themi taktike, po prisnim kush do të bënte gabimin e parë. Ishin shumë gabime në topat e thjeshtë të cilët i humbëm. Të dyja skuadrat ishin të lodhura. Në pjesën e dytë ishim më agresivë dhe shënuam një gol të bukur individual. Ai ishte vendimtar, ne bëmë diferencën, konkretisht mesfusha. Shënuam një gol dhe më pas u mbrojtëm, është diçka që e bëjmë mirë. Shqipëria nuk pati shanse, ishim më të mirë në pjesën e dytë dhe ia dolëm të marrim 3 pikët e merituara”, tha kapiteni i Gjeorgjisë, Kashia.
“Duhet të pranojmë që Shqipëria ka një skuadër të mirë, arriti të mbrohej në disa momente, por e rëndësishme është që ne fituam dhe e merituam. I uroj suksese Shqipërisë në vijim, por ne e merituam fitoren dhe për këtë jam i lumtur. Mentaliteti ynë është që ne luftojmë deri në fund, por Shqipëria gjithashtu ishte mirë, pati momentet e saj. Ishte dita jonë, ne fituam, ndoshta herën tjetër ata kanë shansin e tyre për të fituar, ju urojmë fat”, u shpreh Kvicha Kavaraskhelia.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset