Varësia nga remitancat, vijnë gjysmë miliardë euro për 6 muaj
Familjet shqiptare po marrin më shumë para nga të afërmit e tyre në emigrim. Vetëm në pjesën e parë të vitit, vlera e remitancave ishte 510 mln euro, duke shënuar rekord për dy dekadat e fundit.
Paratë që kanë dërguar emigrantët për të afërmit në Shqipëri, në gjysmën e parë të vitit 2024, arritën në 510 mln euro. Kjo shumë është 14% më e lartë se dërgesat e vitit të kaluar dhe që nga viti 2008, kur Banka Qendrore raporton, këtë vit shënojnë rekord historik. Të dhënat tregojnë se varësia që kanë familjet shqiptare, vecanërisht ato në zonat periferike e rurale, mbetet e lartë, dhe nga ana tjetër ndikim në rritje ka dhënë edhe zgjerimi i diasporës shqiptare.
Pas pandemisë, emigracioni shënoi një kulm të ri, ku kërkesat për azil u rritën, pjesa më e madhe për në Britanië e Madhe.
Krahas largimeve drejt vendeve tradicionale si Italia e Greqia këtë dekadë qytetarë nga Shqipëria ka marrë edhe Franca e Gjermania, vende këto që regjistrojnë rritje të dërgimit të parave drejt Shqipërisë.
Kujtojmë se vlera mestare e remitancave cdo vit është rreth 1 mld euro, shumë kjo e cila përbën rreth 7% të prodhimit të brendshëm bruto.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West