Kapet në Kakavijë iraniani i shpallur në kërkim ndërkombëtar (Emri)

11 Shtator 2024 | 15:10

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Teheranit dhe Interpol Tiranës, Policia Kufitare kapi në hyrje të Kakavijës, shtetasin iranian të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Mehran Kamolpour 52 vjeç, lindur në Iran dhe banues në Danimarkë.

Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Gjirokastër arrestoi me qëllim ekstradimi drejt Iranit, këtë shtetas, të cilin Gjykata e Teheranit e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet iraniane, për ekstradimin e këtij shtetasi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026