Kush janë qytetet në Shqipëri me më shumë aksidente rrugore? I rendit eksperti
Eksperti i Sigurisë Rrugore, Islam Qibini, ka renditur në emisionin ‘People’ në Euronews Albania disa nga qytetet kryesore ku ndodhin më së shumti aksidente automobilistike.
Qibini tha se më tepër aksidente ndodhin në zonën e Krujës, Lezhës, Shkodrës, Fierit dhe Elbasanit.
Ai shtoi se ka akse rrugore që kanë probleme përsa i përket infrastrukturës dhe sinjalistikës, pavarësisht se sipas tij, ka përmirësime të dukshme në disa aspekte.
“Më tepër aksidentet automobilistike kanë ndodhur në zonën e Krujës, të Lezhës, kanë ndodhur në Shkodër, në zonën e Fierit, por edhe në Elbasan, në aksin Peqin Elbasan kryesisht. Ka akse rrugore që kanë problematikën përsa i përket infrastrukturës dhe tabelave të shenjave rrugore që nuk janë të plotësuara plotësisht. Kemi një përmirësim të dukshëm të sinjalistikës vertikale dhe horizontale, por ende ka segmente të caktuara që nuk janë plotësisht sipas standarteve të kodit rrugor”, tha Qibini.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet