Kosova në Këshillin e Sigurisë të OKB, raporti: Paqja dhe zhvillimi ekonomik varen nga dialogu me Serbinë

13 Prill 2021 | 07:51

Këshilli i Sigurisë të Kombeve të Bashkuara diskuton sot për Kosovën. Në këtë seancë që do të zhvillohet online për shkak të pandemisë, do të diskutohet Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi punën e UNMIK për periudhën nga shtatori 2020 deri në mars 2021.

Raporti përfshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës më 14 shkurt dhe aktakuzën e Prokurorisë Speciale në Hagë kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së në nëntor të vitit të kaluar si ngjarjet kryesore politike.

“Këto zhvillimet kanë ngadalësuar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë me ndihmën e BE-së”, – thuhet në raport, ndërsa theksohet se  paqja e qëndrueshme dhe zhvillimi socio-ekonomik në Kosovë dhe rajon varen nga progresi në këtë dialog, që synon normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Ndërkaq, i dërguari i posaçëm i BE për dialogun mes dy palëve, Miroslav Lajçak ka deklaruar se marrëveshja është “teknikisht e realizueshme brenda disa muajsh, nëse të dy palët kanë vullnetin politik”.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026