Studimi: Miliarda njerëz nuk po hanë mjaftueshëm 7 nga këto lëndë ushqyese

11 Shtator 2024 | 20:11

Ushqyesit si hekuri dhe kalciumi janë thelbësore për shëndetin e gjakut dhe kockave.

Por më shumë se gjysma e popullsisë globale nuk po ha mjaftueshëm nga këto dhe pesë lëndë ushqyese të tjera gjithashtu thelbësore për shëndetin e njeriut, sipas një studimi të ri.

Më shumë se 5 miliardë njerëz nuk konsumojnë mjaftueshëm jod, vitaminë E ose kalcium, zbuloi studimi i publikuar më 29 gusht në revistën The Lancet Global Health.

Dhe më shumë se 4 miliardë njerëz kanë konsum të pamjaftueshëm të hekurit, riboflavinës, folatit dhe vitaminës C.

“Studimi ynë është një hap i madh përpara”, tha në një njoftim për shtyp autori bashkë-drejtues i studimit Dr. Christopher Free.

Studiuesit gjetën gjithashtu dallime midis grave dhe burrave.

Gratë kishin më shumë gjasa se burrat të mos konsumonin mjaftueshëm jod, vitaminë B12, hekur dhe selen.

Meshkujt, nuk merrnin mjaftueshëm magnez, zink, tiaminë, niacinë dhe vitamina A, B6 dhe C.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026