Fushata e Kurtit në Shqipëri, Besian Mustafa: Sinjali i parë që LVV synon të marrë pushtet e të mos bëjë asnjë punë
Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha për Euronews Albania se fakti që Lëvizja Vetëvendosja prej 1 muaji në krye të qeverisë së Kosovës dhe pasi mori më shumë se 50 për qind të votave në zgjedhjet e fundit nuk kujdeset për qytetarët e vet, por bën fushatë në Shqipëri, tregon se e vetmja që gjë i intereson Albin Kurtit është pushteti.
Sipas tij, fakti që funksionarët e VV janë zhvendosur në Shqipëri për t’i prirë fushatës, është sinjali i parë i asaj çfarë kërkon kjo parti.
“Sapo morën pushtetin në Kosovë, do të ikin të marrin pushtet në Shqipëri, pra duan pushtet, por nuk bëjnë punë”, u shpreh z. Mustafa.
I pyetur lidhur me qëndrimit që po mban LVV sa i përket dialogut me Serbinë nisur nga fakti se Kurti së fundmi ka folur për parimin e reciprocitetit mes dy vendeve, z. Mustafa e cilësoi të papranueshëm faktin që dialogu me Serbinë nuk është fare në prioritet të kësaj qeverie.
Sipas tij dialogu është përmbyllje i një procesi shumë të gjate që përkrahte nga SHBA dhe BE, që kërkohet nga shtete të cilat ndihmuan në çlirimin dhe shtetformimin e Kosovës.
“Nuk është një proces vullnetar, se si LVV do të menaxhojë dialogun s’e dimë, ka gati 1 muaj që është në pushtet por ende para kuvendit nuk ka paraqitur një program qeverisës”, u shpreh z. Mustafa.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus