Ekskluzive| Gazetarja e Euronews filmon jahtin me armë, të braktisur në Kavajë

12 Shtator 2024 | 18:53

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi, ka dhënë detaje shtesë përsa i përket mjetit lundrues të gjetur pranë bregut në fshatin Karpen në Kavajë.

Demushi, e cila ndodhet pranë mjetit lundrues për të sjellë pamje ekskluzive të tij, ka thënë se anija me vela ishte nisur nga Bari i Italisë dhe kishte si destinacion Kroacinë.

Ajo tha gjithashtu se mjeti lundrues ka mbërritur në bregdetin shqiptar që në datën 10 shtator.

“Anija me vela që është nisur nga Bari i Italisë dhe destinacion kishte Kroacinë, ka përfunduar në territorin shqiptar dhe në fakt ka qenë pikërisht Policia Kufijtare që ka gjetur këtë mjet që ndodhet pas krahëve të mijë të braktisur.

Unë doja të sillja pamje të drejtpërdrejta pikërisht nga anija që vijon të jetë që prej datës 10 në territorin shqiptar, ku në fakt fillimisht bëhet me dije se ka qenë policia kufijtare që ka konstatuar këtë mjet lundrimi në fshatin Karpen dhe bëhet fjalë për një distancë prej 30 metra nga bregu.

Përsa i përket mjetit lundrues që ka mbërritur në territorin shqiptar në datën 10, ajo çfarë është vënë re, është edhe shkrimi që ju e ndiqni në këto momente Free Choice, i cili më pas në fakt Policia ka bërë të mundur edhe kontrollin e këtij mjeti.

Por nga ajo çfarë ka arritur të konstatojë edhe grupi hetimor gjatë kontrolleve janë edhe një pistoletë, një pasaportë gjermane, një krehër pistolete, 41 fishekë, një laptop dhe dokumente e mjete të tjera lundruese. Për këtë mjet është vënë në dijeni edhe Guardia Di Finanzza. Mjeti është nisur nga veriu i Barit dhe ka vijuar lundrimin në normalitet”, tha Demushi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026