“Erjoni ka treguar që di të fitojë”, Xhafaj: Tirana ka një peshë të madhe votash
Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj ka thënë në Euronews Tonight se mes tre drejtuesve politik të qarkut të Tiranës, ka koherencë dhe bashkëpunim, sa i takon “punës” për të fituar gjysmën e mandateve për këtë qark.
Sipas tij, është një qark i cili kërkon shumë organizim për shkak të peshës së votave, krahasuar me qarqe të tjera që nuk mund të kenë të njëjtën peshë më Tiranën.
Në fjalën e tij, Xhafaj u shpreh se synimi i mazhorancës është që të shtohen forcat e punës për Tiranën dhe fitorja e të paktën gjysmës së mandateve për këtë qark, pra minimalishjt 20 mandate.
“Ky është fokusi që i duhet dhënë një qarku kaq të madh. Duke parë q edhe brenda qarkut të Tiranës, ka edhe njësi që kanë shumë peshë me vota, më lejoni t’ju jap një shembull. Në votimet e 2021 njësia 5 apo njësia numër 2, kanë të njëjtën peshë si bashkitë ku jam unë, Rrogozhina dhe Kavaja së bashku, prandaj duhet kjo qasjë për synimin e Partisë Socialiste, që të fitojë bindshëm më shumë se gjysmën e mandateve të qarkut të Tiranës. Të tre janë kolegë prej vitesh, të tre anëtar kryesie, të tre kanë qenë ministra. Besoj do ketë bashkëpunim të ngushtë mes të treja palëve. Erjoni ka qenë drejtues politik katër vitet e fundit, ka treguar fitore, krahas zgjedhjeve të fundit ku humbi në Kavajë. Nga ana tjetër, Spiropali ka treguar në qarkun e Shkodrës, po edhe Manastirliu në njësinë e vet,”-tha deputeti socialist.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi