Salianji për vendimin ndaj Berishës: Rast që e dëmton SPAK-un në perceptimin publik

12 Shtator 2024 | 21:30

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Elbasanit, Ervin Salianji ka sjellë në emisionin Now me Erla Mëhillin disa raste analoge, krahasuar me atë të mënyrës së si ish-kryeministrit Sali Berisha i është caktuar masa arrest shtëpie.

Sipas tij, SPAK ka vepruar me dy standarde, sepse në rastin e Arben Ahmetaj ose Saimir Tahirit, fillimisht kanë përfunduar hetimet e më pas është vendosur masa e sigurisë. Ndërsa për ish-kryeministrin Berisha është vendosur në mënyrë direkte që ai të kalojë në  arrest shtëpie, pa u ezauruar faza e hetimeve.

“ E mbani medn rastin e zotit Tahiri, ku Këshilli i Mandateve vendosi me votat e PS që duhej të sillej si gjykatë që të shihej ishte i fajshëm ose jo, u rrëzuan provat. Bijmë tek rasti i Arben Ahmetaj, prokuroria erdhi me një dosje me 700 faqe hetim, për të përligjur kërkesën për heqjen e imunitetit. Tek rasti zotit Berisha e vetmja gjë që solli Prokuroria ishte prepotenca e tyre.  Keni parë rast tjetër të ngjashëm që të mbyllet tjetri në shtëpi, pa u mbyllur hetimi, nuk dihej cila ishte akuza. Tjetra, keni parë rast tjetri që të kalohet direkt tek kryeministri pa kaluar në persona të tjerë, po me kë e ka bërë ky këtë veprim? A ka një grup personash të tjerë që e kanë çuar cështjen deri aty? Pra ka një nxitim dhe një target për ta vendosur, për shkak të funksionit të zotit Berisha. Ky është një rast që e dëmton SPAK në perceptimin e publikut.”-u shpreh Salianji.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026