Kontakti i Berishës me Prokurorët, Gjokutaj zbulon çfarë ndodhi dje brenda SPAK

12 Shtator 2024 | 21:22

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka zbuluar në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews Albania se çfarë ndodhi ditën e djeshme brenda SPAK, ku i pranishëm ishte edhe vetë kryedemokrati.

Gjokutaj tha se prokurorët e çështjes i kishin dorëzuar palës mbrojtëse një kopje të vendimit të tyre të komunikimit të akuzës, që sipas tij ishte një material prej 500 faqesh.

Ai tha gjithashtu se SPAK nuk kishte vendosur në dispozicion të tyre disa akte, për të cilat sipas tij, e kishin pranuar edhe vetë një fakt të tillë.

Sipas Gjokutajt, kontakti i Berishës me prokurorët ishte i shkurtër dhe krejt indiferent, pasi sipas tij, edhe vetë seanca ishte e shkurtër.

“Ne mbërritëm në SPAK, ata kishin bërë gati një kopje të vendimit të tyre të komunikimit të akuzës. Ishte një material prej 500 faqesh i cili nuk mund të lexohej e komunikohej aty. Por prokurorët, Kraja e Millonaj, e vunë në dispozicion dhe të drejtat proceduriale në proces, të cilat ne i morëm, firmosëm që morëm dijeni. Këtu mbaroi e gjithë situata.

U mbajt një procesverbal tepër i shkurtër, sepse ne nuk mund të jepnim shpjegime pa u njohur me përmbajtjen e vendimit dhe me një pjesë të akteve të cilat nuk janë vënë ende në dispozicion nga SPAK. Ata e pranuan edhe vetë që nuk na i kanë vënë në dispozicion disa akte. Kështu që ne shprëhëm vullnetin, sigurisht zoti Berisha, i cili nuk kërkonte kohë, por kërkuam kohë ne mbrojtësit që të njiheshim, sepse Berisha është krejt i qartë në lidhje me çështjen, por nga pikëpamja proceduriale ajo është obligimi jonë që të bëjmë ato kundërshtitë dhe të japim shpjegimet lidhur me të.

Këtu mbaroi kontakti i Berishës me prokurorët, ishte krejt indiferent, sepse edhe seanca ishte e shkurtër. Ne presim të na jepet ajo pjesë e akteve, sepse unë mendoj se një vendim i tillë nuk mund të komunikohet nëse ne nuk na janë vënë në dispozicion të gjitha aktet”, tha Gjokutaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026

Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij

Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me rastin e qytetarit për të cilin u pretendua se ishte dhunuar në ambientet e Bllokut të Sigurisë, duke...
21:44 | 04/07/2026