Kush e mbështeti Berishën, cilët janë deputetët që iu bashkuan protestës në SPAK

11 Shtator 2024 | 15:52

Në paraqitjen e tij të dytë para prokurorëve special Sali Berisha pa jo vetëm një numër më të madh demokratësh në mbështetje, por deputetët që të ishin më të shumtë.

Përveç grupit të besnikëve të tij që i ka pasur pas vete në çdo nismë gjatë këtyre 3 viteve të fundit, në protestën sensibilizuese përballë SPAK për herë të parë u panë edhe deputetët që deri para pak muajsh cilësoheshin deputetët e grupimit të Gazment Bardhit.

Bashkë me këtë të fundit, në sheshin para spak ishin edhe Salianji, Koreshi, Gjekmarkaj, Nallbati apo Dhurata Çupi.

Por sërish edhe këtë herë Jorida Tabaku mungoi, duke konfirmuar se pavarësisht që u bashkua me grupin parlamentar demokrat nuk është 100% në në sinkron me linjën zyrtare të PD.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, ku disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026