“Do ketë një garë për kryeministër në PD”, Berisha: Cilido të vijë të më sfidojë

11 Shtator 2024 | 12:58

Sali Berisha tha pas daljes nga SPAK, ku u njoh zyrtarisht me akuzën për korrupsionit pasiv të kryer në bashkëpunim, tha në një komunikim për mediat se qëllimi i Edi Ramës është të kapë kokën e Partisë Demokratike duke burgosur kryetarin e saj.

I pyetur se kush do të jetë kandidati për kryeministër në PD pas zhvillimit të fundit ku ai u mor zyrtarisht si i pandehur, Berisha u shpreh se do të ketë një garë brenda PD pas zgjedhjeve dhe kushdo brenda PD mund të sfidojë atë.

“Unë kam dhënë një përkufizim; pas fitores së zgjedhjeve do ketë një garë për kryeministër. Cilido që dëshiron të vijë ta sfidojë Sali Berishën, por lideri i fushatës dhe i fitores pa diskutim jam unë”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, ku disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026