Ulje temperaturash, reshje intensive e përmbytje, si do të jetë moti në fundjavë
Temperaturat në fundjavë do të vijojnë të ulen, me reshjet e shumta të shiut që do të vijojnë në të gjithë territorin e vendit duke shkaktuar dhe përmbytje në disa zona.
“Fundjava sjell prezente reshjet e shiut herë pas herë në rebeshe. Dita e shtunë mbetet në ndikimin e vranësirave, të cilat do të jenë më të fokusuara në zonat veriore, pjesërisht në zonat qëndrore. Edhe ditën e dielë vendi do të mbetet në ndikimin e motit të paqëndrueshëm”, deklaroi meteorologu Akil Osmani për Euronews Albania.
Shkodra dhe Lezha do të jenë dy qytetet që pritet të kenë më shumë problematika sa i takon kushteve atmosferike.
“Ekziston mundësia për përmbytje lokale, në qarkun e Shkodrës, Lezhës. Mbrëmjen e sotme dhe në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë, kemi prezente reshjet e shiut, por orët e mesditës do të sjellin një rënie të reshjeve”, tha Osmani.
Sa i përket temperaturave ato pritet të shkojnë nga 9 gradë celcius deri në 14 gradë në zonat malore, teksa mesadita maksiuminin do të shënojnë 25 gradë.
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
- 17:36 E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950
- 17:02 Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit