20-vjet Bankers Petroleum Albania, rrit prodhimin me 20 mijë fuçi nafte në ditë

13 Shtator 2024 | 17:52

Bankers Petroleum Albania shënon 20-vjetorin e saj, duke festuar dy dekada të riaktivizimit të fushës naftëmbajtëse Patos-Marinza, fusha më e madhe naftëmbajtëse në tokë në Evropë.

Që nga viti 2004, kur kompania mori në zotërim këtë fushë të vjetër, Bankers ka shënuar një rritje të ndjeshme duke futur teknika moderne të nxjerrjes së naftës, duke rritur prodhimin deri në një kulm prej 20,000 fuçi në ditë.

“Ne u përqendruam në përmirësimin e efikasitetit dhe qëndrueshmërisë. Nisem shpimet horizontale të avancuara, të cilat transformuan këtë aset dhe e bënë atë kaq të rëndësishëm dhe të vlefshëm. Ne jo vetëm që rritëm prodhimin, por gjithashtu zgjatëm jetën e fushës naftëmbajtëse. Prodhimi i naftës arriti kulmin e tij në 20,000 fuçi në ditë, një nivel që nuk ishte regjistruar kurrë më parë në këtë fushë.”-u shpreh nëndrejtori i Bankers, Chris Thompson.

Përtej rritjes së prodhimit të naftës, Bankers ka pasur një ndikim të thellë në komunitetin lokal, duke investuar 4 miliardë dollarë në fushën e naftës, duke paguar 1 miliard dollarë në taksa dhe duke mbështetur projekte infrastrukturore, përfshirë shkolla dhe spitale, me 10 milionë dollarë të dedikuara për nisma komunitare.

Kompania, që tani është një nga punëdhënësit kryesorë në Shqipëri me 500 punonjës, ka prioritizuar gjithashtu kujdesin mjedisor, duke investuar ne ndertimin e një impiant për trajtimin e mbetjeve të naftës për të minimizuar gjurmën e saj ekologjike.

“Jam krenar të them se Bankers ka transformuar ndjeshëm industrinë e naftës në Shqipëri. Përdorimi i shpimeve horizontale, pompave PCP, injektimit me polimer dhe shpimet termale jo vetëm që kanë përmirësuar nxjerrjen e naftës, por gjithashtu ka demonstruar potencialin e teknologjive të avancuara në rigjallërimin e fushave të vjetra të naftës. Këto inovacione kanë pozicionuar Bankers Petroleum si një lider në këtë fushë, duke kontribuar në rritjen e prodhimit, efikasitetin operacional dhe rritjen ekonomike në sektorin e naftës në Shqipëri,” -deklaroi CEO i Bankers, Huanqin Xiao.

Ndërsa Bankers Petroleum Albania sheh drejt së ardhmes, synon të fokusohet tek inovacioni dhe qëndrueshmëria, me plane për të zgjeruar prodhimin përmes teknologjive të avancuara si injektimi termal dhe trajtimi i baltës, të cilat do të transformojnë më tej Patos-Marinzën si një projekt unik në industrinë e naftës në Shqipëri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026