Komplot për të përmbysur Maduro, Venezuela arreston 3 shtetas amerikanë
Autoritetet venezueliane thonë se kanë arrestuar tre shtetas amerikanë, dy spanjollë dhe një shtetas çek të dyshuar për komplot për të destabilizuar vendin.
Ministri i Brendshëm Diosdado Cabello tha se qindra armë ishin konfiskuar dhe se të arrestuarit po komplotonin për të vrarë presidentin venezuelian Nicolás Maduro dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Lëvizja vjen dy ditë pasi Uashingtoni sanksionoi 16 zyrtarë venezuelas, të cilët janë të lidhur ngushtë me presidentin Maduro, pas fitores së tij të diskutueshme në zgjedhje, shkruan BBC.
Qeveria e Venezuelës tha se spanjollët e arrestuar ishin të lidhur me Qendrën Kombëtare të Inteligjencës të Madridit (CNI). Megjithatë, burime të qeverisë spanjolle u kanë thënë mediave lokale se të dy nuk i përkasin organizatës së inteligjencës.
Në një konferencë shtypi të shtunën, Cabello tha: “CIA po udhëheq këtë operacion, dhe kjo nuk na habit, por ata, Qendra Kombëtare e Inteligjencës e Spanjës, kanë mbajtur gjithmonë një profil të ulët duke e ditur se CIA operon në këtë zonë.
“Këta dy të arrestuar madje na tregojnë për një grup mercenarësh që kërkojnë të sjellin në Venezuelë me objektiva shumë të qarta për të vrarë Presidentin Nicolas Maduro, Zëvendës Presidentin Delcy Rodriguez, mua dhe një grup tjetër shokësh që udhëheqin partinë tonë dhe revolucionin tonë”, tha ai.
SHBA i ka hedhur poshtë akuzat.
“Çdo pretendim për përfshirjen e SHBA në një komplot për të përmbysur Maduro është kategorikisht i rremë”, sipas Departamentit të Shtetit, i cili thotë se Uashingtoni “vazhdon të mbështesë një zgjidhje demokratike të krizës politike në Venezuelë”.
Arrestimet vijnë në mes të një grindjeje midis qeverisë Maduro dhe SHBA-së dhe Spanjës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Maduro riorganizon kabinetin mes tensioneve paszgjedhore
- Gjykata e Lartë e Venezuelës konfirmon fitoren e Maduros në zgjedhjet presidenciale
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)