Bashkëpunoi me 2 vëllezër për të vjedhur shtëpinë në Durrës, në pranga sanitarja

15 Shtator 2024 | 12:51

Një 33-vjeçare është arrestuar nga policia në Durrës, pasi duke shfrytëzuar punën si sanitare në një shtëpi në qytetin bregdetar, ka bashkëpunuar me 2 shtetas të tjerë për ta vjedhur atë.

Strukturat Hetimore të Komisariatit të Policisë  Durrës, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi Sh. Gj., 59 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës, se në banesë i kishin vjedhur pa thyerje dyshohet nëpërmjet çelësit të derës, një shumë parash dhe bizhuterisht, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e këtij rasti.

Në vijim të veprimeve në kuadër të operacionit policor të koduar “Kopja”  është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

F.H., 42 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës dhe  E.K, 33 vjeçe, banuese në lagjen nr. 11, Durrës.

Si dhe u  shpall në kërkim shtetasi A. H., 36 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës, ku vijon puna për kapjen e  tij.

“Nga veprimet profesionale hetimore disa ditore, bazuar dhe në inteligjencën policore, këqyrjen e kamerave dhe veprimeve të tjera proaktive, dyshohet  se shtetasja E. K., duke qenë se punonte si sanitare në banesën e shtetasit Sh.Gj,  ka siguruar kopje të çelësit të banesës  dhe ua ka dhënë vëllezërve E. H dhe A. H., si dhe i ka informuar për mos prezencën e familjarëve në banesë.

Në cilësinë e provës materiale Policia ka gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrollit në banesën e shtetasit F.H, një varëse dhe një unazë floriri, një shumë parash dhe një automjet që dyshohet se e kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes”, bëri me dije policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026