Përdorte lokalin për të shitur kokainë, arrestohet 44-vjeçari. Çfarë i gjeti policia
Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi u ndalua në flagrancë duke shitur doza kokaine në lokalin në pronësi të tij.
Policia bën me dije se brenda ambienteve të lokalit u gjetën disa doza kokaine gati për shitje, 1 peshore, 2 celularë dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
“Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, ka goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi:
-B. S., 44 vjeç, banues në Shkodër.
Gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të tij, në lagjen “Guerrile”, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza kokaine gati për shitje, 1 peshore elektronike, 2 celularë dhe një shumë parash që dyshohet të jetë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit