Dita e Demokracisë, Ambasada e SHBA: Fokus te impakti i inteligjencës artificiale

15 Shtator 2024 | 17:05

Në ditën ndërkombëtare të demokracisë, ambasada e SHBA në Shqipëri ka shpërndarë një mesazh, ku thekson sfidat e reja që kanë sistemet demokratike në gjithë botën.

Sipas ambasadës amerikane në vitin e fundit një rol të ri ka marrë inteligjenca artificiale në qeverisje.

“Ndërsa IA mund të rrisë pjesëmarrjen dhe barazinë, ajo gjithashtu paraqet rreziqe si dezinformimi dhe gjuha e urrejtjes. Qeverisja efektive e IA është thelbësore për të siguruar përfitimet e saj për të gjithë”, në mesazhin e shpërndarë nga selia diplomatike amerikane në Tiranë.

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë thekson nevojën për të mbrojtur fjalën e lirë, liritë civile dhe të drejtat e njeriut, veçanërisht gjatë zgjedhjeve në mbarë botën.

Kjo datë është përcaktuar në vitin 2007, me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila inkurajon qeveritë që të forcojnë programet kombëtare për promovimin dhe konsolidimin e demokracisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026