Të paktën 100 persona humbën jetën në Myanmar nga tajfuni Yagi
Të paktën 74 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Mianmar, të shkaktuara nga tajfuni Yagi, ndërsa 89 persona janë të zhdukur, raportojnë sot mediat lokale.
Përmbytjet në Mianmar filluan të hënën dhe të paktën 19 persona kishin vdekur deri të premten në mëngjes. Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha se shirat e stuhishëm goditën kryesisht kryeqytetin Naypyidaw, si dhe rajonet e Mandalay, Magway dhe Bago, së bashku me shtetin lindor dhe jugor Shan, Mon, Kaya dhe Kayin, raporton Reuters.
“Myanmari qendror është aktualisht më i godituri, me lumenj dhe përrenj të shumtë që rrjedhin poshtë kodrave të Shanit”, tha OCHA për agjencinë britanike.
Ka raportime për vdekje të tjera dhe rrëshqitje dheu, por mbledhja e informacionit është penguar nga infrastruktura e dëmtuar dhe linjat e telefonit dhe të internetit të rrëzuara, tha ai.
Media shtetërore raportoi gjithashtu se pesë diga, katër faltore dhe më shumë se 65,000 shtëpi u shkatërruan nga përmbytjet. Situata në këtë vend aziatik ka qenë e paqëndrueshme që nga grushti i shtetit të vitit 2021 dhe rreth një e treta e 55 milionë banorëve kanë nevojë për ndihmë humanitare.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West