Akuzat për të dhënat personale, kreu i SPAK: Po bëjnë verifikime, së shpejti do ketë një përgjigje

13 Prill 2021 | 14:27

Kreu i SPAK, Arben Kraja i pyetur mbi çështjen e përdorimit të të dhënave personale tha se akuzat po verifikohen dhe do të ketë një përgjigje.

Kraja iu përgjigj interesimit të mediave teksa mori pjese në seancën ne Gjykatën Kushtetuese ku u shqyrtua padia për testin e poligrafit.

Pak ditë më parë, Partia Demokratike denoncoi Partinë Socialiste se ka përdorur portalin e-Albania për të vjedhur të dhënat e përdoruesve të qytetarëve për të bërë një bilanc për votuesit më 25 prill.

Për këtë çështje, presidenti i vendit, Ilir Meta dha një deklaratë për mediat nga qyteti i Pogradecit ku pohoi se sipas tij, keqpërdorimi dhe vjedhja nga ana e PS-së është një shkelje e papranueshme dhe një formë e poshtër për të bërë presion.

Lexoni gjithashtu:

Akuzat për të dhënat personale, Meta: I drejtohem SPAK-ut të nisë hetimet për çështjen

Akuzat e PD për nxjerrjen e të dhënave personale nga e-Albania, SPAK nis verifikimet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026