Shkon në 350 numri i viktimave pas tajfunit Yagi, ja sa llogaritet dëmi ekonomik

16 Shtator 2024 | 15:29

Numri i viktimave nga tajfuni Yagi në Vietnam ka shkaur në 350, pasi stuhia shkaktoi 1,6 miliardë dollarë humbje ekonomike në vendin e Azisë juglindore.

2000 persona të tjerë janë lënduar nga rrëshqitjet e dheut dhe aksidente të tjera të lidhura me shiun.

Ministri i Planifikimit dhe Investimeve Nguyen Çi Dung tha se dëmi total paraprak i tajfunit vlerësohet në rreth 1.6 miliardë dollarë.

GDP-ja e vendit, shtoi ai, mund të tkurret me 0.35% dhe 0.22% në dy tremujorët e ardhshëm dhe 0.15% këtë vit.

Qeveria ka nisur një fushatë mbështetëse për të mbledhur një fond prej të paktën 40.7 milionë dollarë nga donatorët vendas dhe të huaj, për banorët e goditur nga stuhia.

Australia, SHBA, Japonia, Zvicra dhe Koreja e Jugut janë zotuar gjithashtu të mbështesin Vietnamin për të kapërcyer pasojat e tajfunit Yagi.

India, Japonia dhe Zelanda e Re kanë dërguar tashmë ndihma në Vietnam.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026