Kërcënimet e Vuçiç, Ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Ja kë do të mbajë nën presion
Ministri Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci ka thënë në një intervistë ekskluzive në Euronews Now se përmes fjalimit që Vuçiç mbajti në konferencën e jashtëzakonshme, ka dy synime të qarta.
I pari sipas tij është shfrytëzimi i rastit nga Vuçiç, në mënyrë që të “zbusë” presionin e faktorit ndërkombëtar, kjo për shkak të lidhjeve të fundit të Serbisë me Rusinë, Iranin, Korenë e Veriut dhe Kinën.
Ndërs synimi i dytë në logjikën që ministri ndoqi është të mbajë nën presion edhe Kosovën, ashtu siç ai ka bërë gjatë periudhës së fundit në raport me të, por edhe me shtet fqinje.
Ministri Maqedonci e komentoi kështu fjalimin e presidentit Vuçiç:
“Në fakt gjatë periudhës së fundit Vuçiç ka dhënë parlajmërime të tilla, ka vendosur kushte dhe kërkesa të ndryshme,që janë plotësisht në përputhje me poltikat e Serbisë në raport me Kosovën dhe fqinjët e tjerë, pra qasjen hegjemoniste që po ndjek politika serbe. Kjo jo vetëm në raport me Kosovën, por edhe me fqinjët e tjerë. Vuçiç po e shfytëzon këtë për të bërë presion edhe në bashkësitë ndërkombëtare, pra në faktorin ndërkombëtar me qëllim që të shtyjë interesat e politikës së Serbisë në raport me Kosovën dhe përfitimet si vend europian dhe siguria e përgjithshme që ofron NATO. Me këtë ai vazhdon të paraqesë republikën e Serbisë si një viktimë që dihet se politikat e saj në vitet e fundit kanë qenë të ashpra, e dihet që edhe fqinjët e vet nuk e kanë cënuar apo rrezikau territoprin ose qytetarët e Serbisë. përmes këtyre kushteve kërkon të mabjë nën presion Kosovën dhe të ndikojë tek faktori ndërkombëtar për zbutjen e presionit për çështjen e grupit Radojçiç, por edhe bashkëpunimet e fundit që Vuçiç po rrit për furnizimin me armatim nga Rusia, Irani, Kina dhe Koreja e Veriut.”
LEXONI GJITHASHTU:
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 17:02 Le Pen mbështet Melonin në përplasjen me Trumpin: Ai ishte shumë ofendues
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit
- 16:49 Braçe flet për protestën: Unë mbetem socialist, deligjitimimi i zgjedhjeve do dëmtonte procesin në BE
- 16:47 Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor