Dinamo mposht Skënderbeun, dy barazime në Laç e Tiranë
Dinamo ka rrëmbyer fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, i cili në dy përballje që prej emërimit numëron 4 pikë. Nëndetësja mposhti Skënderbeun në shtëpi në shifrat 2-1, ndërsa heroi ishte Mandela Itodo. I pari shënoi Zabërgja, ndërsa korcarët barazuan me Rashicën, teksa në limite sulmuesi Mandela vulosi triumfin për kryeqytetasit.
Në dy përballjet e tjera nuk pati fitues, Tirana-Elbasani 1-1 dhe Laç-Partizani po 1-1. Në Air Albania, miqtë ishin shumë pranë fitores, por Musta shpërdoroi një 11 metërsh që do i jepte 3 pikët Elbasanit. Sa i përket përballjes së luajtur në Laç, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në ë dytën Zeka shënoi për demat. Ballhysa vulosi rezultatin 1-1, duke i dhënë 1 pikë skuadrës së Cungut.
Partizani denoncon dhunën në faqen zyrtare në Facebook, ndërsa bën thirrje për drejtësi. Në 5 javë të luajtura, kampionati udhëhiqet nga Vllaznia me 10 pikë, po aq sa Egnatia e vendit të dytë, e më pas Elbasani e Partizani me nga 8. 7 pikë ka Dinamo e vendit të pestë. Sa i përket pjesës tjetër renditja vijon Teuta, Tirana, Bylis, Skënderbeu e Laçi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tirana kërkon të thyejë “mallkimin” e barazimeve, përballet me Elbasanin
- Humbja e parë e Egnatias| Rrogozhinasit ‘bien’ në Shkodër, Teuta përmbys Skënderbeun
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 16:06 Pas kritikave të shumta, Pentagoni ndryshon mënyrën e raportimit të viktimave në luftën me Iranin
- 16:04 Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt
- 15:55 Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës
- 15:52 Protesta në Mallorca, dhjetëra mijëra njerëz kundër turizmit masiv
- 15:44 SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar droge drejt Finlandës
- 15:44 Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030