Lufta me flakët në Portugali, BE do të dërgojë 8 avionë për shuarjen e flakëve
Më shumë se 5.000 zjarrfikës janë duke luftuar me zjarret që kanë përfshirë Portugalinë.
Temperaturat në Portugali kanë kaluar 30 gradë Celsius gjatë fundjavës dhe pritet të mbeten të larta për ditë të tëra.
BE-ja tha se do të dërgojë tetë avionë zjarrfikës në Portugali për ta ndihmuar këtë vend në shuarjen e flakëve.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se blloku “po mobilizohet urgjentisht” dhe u kërkoi vendeve të tjera anëtare të dërgojnë po ashtu ndihma.
Sipas mediave lokale, së paku dy persona kanë vdekur si pasojë e zjarreve.
Autoritetet portugeze kanë paralajmëruar se ka rrezik që zjarret të shpërthejnë në shumë rajone qendrore dhe veriore të vendit deri të mërkurën, ndërsa kërcënimi do të mbetet “shumë i lartë” deri të premten.
Dhjetë mijë hektarë tokë janë djegur tashmë midis Portos dhe Aveiros në veri, raportoi agjencia portugeze e lajmeve Lusa.
Policia i ka mbyllur autostradat, duke përfshirë rrugën kryesore midis Lisbonës dhe Portos.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet