Diagnoza e gabuar, OBSH: 1 në 10 persona viktimë e kujdesit të pasigurt shëndetësor
Çdo person përballet të paktën një herë në jetë me një diagnozë të gabuar, që është vendosur nga mjeku dhe që bëhet shkak për rritjen e kohës së sëmundjes, rritjen e kostos së kujdesit shëndetësor apo dhe në humbje të jetës.
Ky konstatim vjen nga Organizata Botërore e shëndetësisë në Ditën Botërore të Sigurisë së Pacientit.
Ekspertët thonë se çdo vit diagnostikimet e gabuara përbëjnë rreth 16% të dëmeve të parandalueshme në kujdesin shëndetësor.
Gabimi diagnostik është kur një diagnozë është e vonuar, e pasaktë, e humbur ose e komunikuar gabimisht dhe mund të ndodhë në çdo fazë të udhëtimit të pacientit.
Kujdesi i pasigurt sipas OBSH është një problem madhor i shëndetit publik që prek miliona pacientë në mbarë botën. Sipas një rishikimi sistematik të kohëve të fundit 12% e pacientëve përjetojnë dëmtime në mjedise të ndryshme të kujdesit mjekësor, që do të thotë se më shumë se një në çdo dhjetë pacientë dëmtohet nga ngjarjet negative për shkak të kujdesit të pasigurt.
Rreth gjysma e të gjitha dëmeve për shkak të kujdesit të pasigurt konsiderohen të parandalueshme. Vlerësimet e fundit tregojnë se kujdesi i pasigurt shkakton më shumë se 3 milionë vdekje çdo vit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West