Rama në Bruksel, zyrtari i lartë i BE: Anëtarësimi duhet të bazohet te merita

19 Shtator 2024 | 10:02

Oliver Röpke, presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Bruksel ku foli mbi hapat e mëtejshëm drejt BE-së.

Ai u shpreh se vendet e Ballkanit e Ballkanit nuk duhet të lodhen nga procesi i anëtarësimit në BE që siç theksoi mund të jetë i ngadaltë por duhet të bazohet te merita.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe për Ballkanin Perëndimor. Kemi 18 anëtarë në lidhje me Shqipërinë që kanë punuar për çështje të rëndësishme. Ritmi i integrimit mund të jetë i ngadalë, por procesi duhet të i bazuar tek merita. Në qëndrojmë krah për krah me shoqërinë civile të Shqipërisë në mënyrë që të mbështesim aspiratat tuaja”, tha ai.

Kryeministri Rama ndodhet në Bruksel pasi pritet të marrë pjesë në tryezën e thirrur nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Në  tryezë janë thirrur 6 liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në fokus të diskutimeve do të jenë “axhendat e reformave dhe rritjes”.

Përmes Planit të Rritjes, Bashkimi Evropian planifikon të ndajë rreth 6 miliardë euro për vendet e rajonit në periudhën prej vitit 2024 deri në vitin 2027. Prej kësaj shume, dy miliardë do të jenë grante nga BE-ja ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të buta. Shqipëria pritet të përfitojë nga ky fond afro1 mld euro, ndërsa Kosova 880 mln euro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026