VIDEO| Kaos dhe terror në Liban, momenti kur shpërthejnë radiomarrësit e Hezbollah
Shpërthimi masiv i pajisjeve elektronike në Liban dhe disa pjesë të Sirisë gjatë dy ditëve të fundit ka vrarë të paktën 32 njerëz dhe janë plagosur mijëra të tjerë, duke i lënë qytetarët të tmerruar dhe të pasigurtë.
Pas shpërthimit të sinjalizuesve të njohur si “pagers” të tjera shpërthime u regjistruan edhe një ditë më parë duke vrarë 20 persona e duke plagosur 450 të tjerë. Kësaj here target i sulmit ishin radiot e dorës të eksponentëve të Hamasit.
Mediat e huaja kanë publikuar dhe pamjet, kur radiomarrësit shpërthejnë njëherazi duke shkaktuar panik në Bejrut.
Firma japoneze që i prodhon këto pajisje është shprehur se prodhimi i atij modeli u ndal 10 vjet më parë.
Kompania e përshkruan pajisjen si një radio dore, e cila u eksportua në Lindjen e Mesme nga viti 2004 deri në 2014 dhe nuk është dërguar prej asaj kohe.
Anëtarët e grupit Hezbollah kanë qënë më të goditur nga këto sulme duke akuzuar Izraelin e duke u betuar për hakmarrje.
Tensionet shtohen edhe nga deklarata e fundit e ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant i cili u shpreh se vendi po “hyn një fazë të re në luftë”.
Kryediplomati amerikan, Antony Blinken, do të takohet me homologët evropianë në Paris për të biseduar rreth thellimit të krizës në Lindjen e Mesme. Por diplomatët frikësohen se përplasja në këtë rajon mund të thellohet.
Shikoni momentin kur radiomarrësit shpërthejnë në Bejrut: (Kliko këtu)
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq