Seanca në Apel për dosjen ‘Babale’, i pranishëm Salianji dhe deputetë të tjerë të PD

20 Shtator 2024 | 10:04

Në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë zhvillohet seanca e radhës për dosjen “Babale”.

I pranishëm në këtë seancë është edhe deputeti Ervin Salianji. Po ashtu në mbështetje të tij janë edhe deputetë e eksponentë të tjerë të Partisë Demokratike, si Ferdinad Xhaferi, Emilja Koliqi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Agron Gjekmarkaj, Lefter Gështenja, Bledian Nallbati, Dhurata Çupi, Luan Baçi, Gazmend Bardhi, Luçiano Boçi, Ludovik Hasani, Kastrioti Piroli, Asllan Dogjani dhe Dashnor Sula.

Kujtojmë se disa vite më parë, Salianji nisi një seri denoncimesh ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, i cili rezultoi i dënuar me 7 vite në Itali dhe prej disa vitesh jetonte i lirë në Shqipëri.

Gjatë asaj kohe, gazetari investigativ Jetmir Olldashi publikoi një tjetër video ku i ashtu quajturi “Babale” u paraqit si drejtues i skafit të vëllait të ish-ministrit të Brëndshëm.

Pas publikimit të këtij rasti u hap një hetim penal me kallëzimin e Agron Xhafajt, vëllait të Fatmirit ku Salianji akuzohet për ‘shpifje’.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë Salianji u dënua për këtë vepër penale me 1 vit burg, dënim të cilin ai e ka quajtur tërësisht politik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026