Variantet e reja të COVID-19, Franca pezullon fluturimet me Brazilin
Franca ka pezulluar të gjitha fluturimet me Brazilin për shkak të varianteve të shfaqjes së varianteve të reja.
“Kemi vënë re se situata po përkeqësohet”, tha kryeministri francez Jean Castex. “Kështu që kemi vendosur të pezullojmë të gjitha fluturimet me Brazilin deri në një lajmërim të dytë”.
Varianti i ri, i njohur si P.1, është identifikuar tek disa pasagjerë nga Brazili që u testuan sapo mbërritën në një aeroport në Japoni.
Varianti i ri ka qenë shkatërrimtar për vendin, ku shumë spitale dhe varreza kanë arritur kapacitetet maksimale, ndërsa numri i viktimave është shtuar me 350 mijë që prej fillimit të vitit.
Përpara njoftimit të pezullimit të fluturimeve, pasagjerët që vinin nga Brazili duhet të tregonin test negativ për COVID-19 me të mbërritur në Francë, e më pas të vetizoloheshin për 10 ditë.
Franca ka shënuar 5.1 milionë raste me COVID-19 që prej fillimit të pandemisë, shifra më e lartë e regjistruar në Europë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar mbi 99 mijë.
Lexoni gjithashtu
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut