“Kush është Di Caprio?”, Haxhiu thotë se nuk duhen dëgjuar thirrjet e të huajve për lumin Vjosa

13 Prill 2021 | 20:40

Shpallja ose jo e lumit Vjosa “Park Kombëtar” ishte një ndër temat, e cila u diskutua mbrëmjen e sotme në emisionin “Shock” në  Euronews Albania.

Analisti Baton Haxhiu, thotë se Shqipëria nuk ka pse i dëgjon thirrjet e të huajve, të cilat apelojnë që qeveria të shpallë Vjosën si “Park Kombëtar”

Sipas tij, të gjitha vendet e Evropës nuk kanë respektuar këto rregullat që po i kërkohen sot Shqipërisë.

“Jo, ose duhet t’i dëgjojmë, por jo këta ambientalistë, të cilët që e teprojmë me atë që quhet shije e natyrës duke e lënë funksionale pjesë më të rëndësishme të saj. Kush është Leonardo Di Caprio?. Nuk mundet që Leonardo Di Caprio të flasë për Vjosën. Të gjitha vendet në Evropë e kanë tejkaluar atë që quhet parqe kombëtare dhe asnjëri prej tyre nuk ka respektuar kështu rregullash, që kërkojnë për Vjosën”, tha ai.

Nga ana tjetër, analisti Andi Bushati thotë se në lumin Vjosa nuk duhet lejuar ndërtimi i hidrocentraleve, pasi ata e shkatërrojnë biodiversitetin e zonës.

“Këto turqit e vaksinave, që na sjellin tanket në aeroport. Këta po bëjnë hidrocentrale. Do jemi indigjenë të Leonardo Di Caprio apo indigjenë të Erdoganit. Kjo është çështja themelore. Janë dhënë koncesione. Ato hidrocentrale nuk duhen ndërtuar, që ata banorë atje të kenë mundësi të zhvillojnë bujqësinë dhe turizmin. Kur flas për Vjosën nuk flas teorikisht. Midis hidrocentraleve dhe ruajtjes së lumit të virgjër, unë jam për të dytën”, tha ai.

Mes zërave të huaj, që janë shprehur publikisht pro shpalljes së Vjosës si “Park Kombëtar” është edhe aktori i njohur amerikan Leonardo Di Caprio.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022