“Arsimi profesional prioritet”- Rama: Nxënësit do paguhen, rregullojmë konviktet
Arsimi profesional është shpallur prioritet. Kryeministri Rama në podkastin e tij, foli për projektin e shkollës përmes praktikës në vendin e punës. Kjo ide ka nisur të hedhë hapat e parë, duke qënë se shumë biznese janë afruar për të bashkëpunuar me MAS me qëllim integrimin e tyre.
“Do t’i sistemojmë me pagesë nxënësish, jo punonjësish por dhe me garanci për prindërit që nxënësit që në sipërmarrje të bëjnë shkollën përmes praktikës dhe nuk janë punonjës që sipërmarrja mund t’i trajtojnë ‘hajde goce çohu më mbush i çik ujë, ose hajde kap fshije këtë tani se je gocë e re’”, tha Rama.
Edhe pse duhen bërë përmirësime në infrastrukturë, kryeministri shprehet se rregullimi i godinave të konvikteve për të gjithë ata fëmijë të ardhur nga zonat rurale që duan të frekuentojnë shkollat e arsimit professional, do të jetë një tjetër prioritet.
“Është shumë themelore atyre nxënësve që vijnë nga zonat rurale të mos i afrojmë më konvikte që nuk janë me kushte dinjitoze për fëmijët, nuk mund t’i lëmë të jenë si fëmijë të kategorisë së dytë. Është e vërtetë që ka disa shkolla që nuk kanë kushtet ashtu siç duhet të kenë. Por në Tiranë, Durrës dhe Fier kushtet në shkolla janë pa dallim nga shkollat private madje edhe më mirë”, tha Rama.
Në korrik të këtij viti kryeministri prezantoi projektin pilot të sistemit dual në kuadër të reformës së arsimit profesional sipas të cilit të rinjtë e përfshirë në një program profesional, të kryejnë 3 ditë në javë praktikën pranë një biznesi dhe vetëm dy ditë mësim teorik pranë shkollës profesionale. Angazhimi i tyre 18 orë në javë pranë një biznesi do të paguhet me një shumë monetare sa paga minimale.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)