Në kërkim për drogë e grabitje me armë, 2 të ekstraduar drejt Shqipërisë e Italisë

21 Shtator 2024 | 16:43

Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet italiane kanë ekstraduar dy persona.

Erjon Haxhiu ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

53-vjeçari akuzohet se ka kultivuar në Milot në ambientet përreth banesës së tij 320 bimë narkotike cannabis, të cilat janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin në maj të vitit 2022.

Gjykata e Apelit Tiranë Haxhiut i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Në kuadër të operacionit “Para drejtësisë” 53-vjeçari u ekstradua nga Italia në Shqipëri dhe iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Ndërsa një 46-vjeçar banues në Krujë u ekstradua drejt Italisë.

Valentino Gjeloshi alias Nino Gjeloshi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Firence, në vitin 2022 e ka dënuar me 9 vjet burgim për veprën penale “Grabitje me armë”, kryer në bashkëpunim.

46-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 5 vjet, 9 muaj e 16 ditë burg.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, ndaj 9 të pandehurve, të cilët janë hetuar në mungesë, pasi masat...
16:42 | 21/07/2026

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për oligarkët, por për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një bashkëbisedim me banorët e Thethit, ku fokusi kryesor i takimit ishte Paketa e Maleve dhe keqkuptimet që...
16:20 | 21/07/2026

Publikohen pamjet, lëvizjet e dyshuara të parave brenda filialit të Postës Shqiptare në Durrës (VIDEO)

Kamerat e sigurisë kanë dokumentuar lëvizjet e dyshuara të parave brenda Filialit të Postës Shqiptare në Durrës, në dosjen ku ish-drejtoresha Elisabeta Mataj e cila...
14:52 | 21/07/2026